Media italiane SkyTg4 i ka kushtuar vëmendje situatës së tensionuar në Tiranë, ku protestat janë shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Sipas raportimit të saj, grupe protestuesish me fytyrat e mbuluara janë përplasur me policinë, kanë bllokuar rrugët dhe kanë hedhur gurë drejt institucioneve kryesore.
Përballë kësaj situate, policia ka ndërhyrë me autobotin me ujë për të shpërndarë turmën dhe për të hequr bllokadat në rrugët e kryeqytetit.
Kërkesat e protestuesve
Sipas SkyTg4, protestat, të udhëhequra nga studentët dhe të nisura në mesin e tetorit, zhvillohen kundër korrupsionit të qeverisë, mungesës së vendeve të punës dhe reformave në sistemin arsimor.
Lëvizja, e cila nisi me kërkesa që lidhen me arsimin, është shndërruar në një sfidë të rëndësishme për qeverinë e Edi Ramës. Pakënaqësitë e studentëve dhe qytetarëve janë shoqëruar me tubime të vazhdueshme, ndërsa situata në kryeqytet ka mbetur e tensionuar.
Sfida për qeverinë
SkyTg4 e cilëson këtë valë protestash si sfidën më të vështirë deri më tani për kryeministrin Edi Rama, duke vënë në fokus përplasjet në rrugët e Tiranës dhe pakënaqësinë ndaj qeverisjes.
Burimi: www.balkanweb.com









