Këngëtari dhe fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një gjest të veçantë ndaj Sara Hoxhës.
Luizi i ka dhuruar Sarës një buqetë gjigante me lule rozë, duke e shoqëruar dhuratën me disa fjalë të veçanta, të cilat nuk kanë kaluar pa u vënë re nga ndjekësit.
Videoja dhe fjalët e Luizit
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, këngëtari dëgjohet t’i thotë: “Të kam sjellë edhe lule. Është lulja më e rrallë në Shqipëri, në Ballkan. E meriton një vajzë si ti. Kjo buqetë është një buqetë paqeje”.
Nga ana tjetër, Sara shfaqet e emocionuar teksa merr buqetën e pazakontë, ndërsa momenti ka ngjallur reagime të shumta në rrjet.
Spekulimet e ndjekësve
Fjalët e Luizit, veçanërisht përmendja e një “buqete paqeje”, kanë shtuar kuriozitetin e ndjekësve, të cilët kanë nisur të spekulojnë mbi domethënien e këtij gjesti dhe raportin mes tyre.
Burimi: bordo.al










