Të dhënat e përditësuara për viktimat e luftës në Kosovë pritet të bëhen publike në fund të janarit 2027, njoftoi kryeministri Albin Kurti.
Gjatë një vizite në Institutin për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë, ku u takua me drejtorin Atdhe Hetemi, Kurti tha se databaza plotësohet çdo ditë. Ai kujtoi se në fund të korrikut u publikua lista paraprake e viktimave të vrara gjatë luftës, me 13,195 persona të verifikuar për periudhën 1998-2000. Rezultatet e përditësimit të radhës, sipas tij, do të publikohen gjashtë muaj më vonë, në fund të janarit 2027.
Raporti vjetor i institutit
Në këtë vizitë, Kurti mori edhe raportin vjetor të punës së institutit. Ai tha se kjo është hera e tretë që drejtori Hetemi ia dorëzon raportin dhe se arritjet e paraqitura në të dëshmojnë nevojën për këtë institut. Sipas Kurtit, me të bashkëpunojnë ngushtë organizata të ndryshme, institucionet, komunat e Kosovës, qytetarët e Republikës dhe të tjerë përtej tyre.
Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë shënon sivjet tre vjet nga themelimi.
Burimi: www.albeu.com










