Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Rama prezanton portalin e ri e-Albania për identifikimin e qytetarëve në dialog publik

Rama prezanton portalin e ri e-Albania për identifikimin e qytetarëve në dialog publik
Foto: albeu.com

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një platformë të re online me emrin “Folmekm.al”, përmes së cilës synon të krijojë një kanal komunikimi dhe dialogu me studentët. Nisma vjen në një kohë kur përpjekjet për zhvillimin e takimeve të drejtpërdrejta nuk janë pranuar nga të rinjtë, të cilët që prej disa muajsh kërkojnë dorëheqjen e tij.

 

Ftesat për dialog të refuzuara

Prej disa javësh, studentët kanë refuzuar ftesën e kryeministrit për dialog. Ai kishte nxjerrë para Kryeministrisë disa karrige me shënimin “dialog”, dhe më pas një tavolinë guri. Megjithatë, këto ftesa janë refuzuar vazhdimisht nga studentët.

 

Rama prezanton portalin e ri e-Albania për identifikimin e qytetarëve në dialog publik

 

Platforma “Folmekm.al”

Në prezantimin e portalit të ri, kryeministri tha se platforma do të jetë e hapur 24 orë në ditë dhe do të shërbejë si një urë komunikimi për shkëmbimin e informacionit dhe opinioneve.

 

Rama prezanton portalin e ri e-Albania për identifikimin e qytetarëve në dialog publik

 

Për të hyrë në dialog do të duhet të identifikohesh përmes e-Albania, një mënyrë që kryeministri të identifikojë qytetarët që marrin pjesë.

 

Deklarata e kryeministrit

Kreu i qeverisë shprehu bindjen se përmes kësaj nisme mund të kapërcehet situata e tensionuar, duke besuar se akujt e vendosur, sipas tij artificialisht, do të shkrihen dhe do të ketë dialog.

“Cilido që është i dëshiruar për të komunikuar, për të hyrë në një dialog në kushtet, kur vijmë nga një sfond protestash, përshkallëzimesh, dhune, presioni, kërcënimi, përpjekjesh për ta penguar me çdo kusht dialogun, kjo është ura që është ngritur për ju. Një urë funksionale, një urë e hapur 24 orë, një urë ku patjetër një skuadër e dedikuar do të garantojë gjithë qarkullimin e informacionit edhe të opinioneve që shkëmbehen dhe kështu jemi në kushtet kur në këtë fazë, sepse besoj që më herët se vonë do të shkrihen dhe akujt e vendosur artificialisht nga ata të cilët mendojnë se mund t’i imponohen shoqërisë, mund t’i imponohen bashkëjetesës demokratike, mund t’i imponohen të gjithë atyre që mendojnë ndryshe prej tyre dhe ndërkohë ne shfrytëzojmë këtë mundësi të artë që na jep teknologjia. E keni në kompjuter, e keni në pasqyrën e celularit. Mirë se vini në “Dialog””, tha Rama.

 

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha