Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Bujar Qamili, Mira Konçi dhe Robert Berisha, emra të rinj për BBV

Bujar Qamili, Mira Konçi dhe Robert Berisha, emra të rinj për BBV
Foto: lajmifundit.al

Ende nuk ka një datë zyrtare për nisjen e edicionit të gjashtë të Big Brother VIP Albania, por entuziazmi i fansave për këtë edicion është gjithnjë e më i madh.

Spekulimet për emrat që mund t’i bashkohen spektaklit kanë nisur tashmë të qarkullojnë me shpejtësi.

Emrat e përmendur në “Ftesë në 5”

Kjo temë u diskutua gjatë emisionit “Ftesë në 5”, me moderatore Bieta Sulon, ku u përmendën disa personazhe të njohur që mund të bëhen pjesë e këtij formati. Në studio u prezantua një listë me emra që kanë qarkulluar në rrjetet sociale si kandidatë të mundshëm për shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Në mesin e tyre ishin Bujar Qamili, Mira Konçi, Robert Berisha, Viola Spiro, Deta Kokomani dhe Fero. Ky i fundit ishte përfolur fillimisht edhe si një nga emrat e mundshëm të Big Brother VIP Kosova, por në natën e nisjes së atij spektakli nuk u bë pjesë e shtëpisë.

Pa konfirmim zyrtar

Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për pjesëmarrjen e personazheve të përmendur në edicionin e ardhshëm të Big Brother VIP Albania. Mbetet të shihet se cilët prej tyre do të jenë vërtet pjesë e këtij edicioni dhe nëse do të ketë surpriza të tjera për publikun.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha