Një moment mjaft prekës u përjetua sonte në “Big Brother VIP Kosova”, ku u përkujtua ish-banorja e ndjerë, Laurent Krasniqi.
Përkujtimi i Laurent Krasniqit
Laurenti u kujtua si një nga banorët që kontribuoi shumë për këtë format, duke lënë pas kujtime të veçanta.
Malli dhe lotët nuk munguan në këtë moment prekës, ku moderatorët, opinionistët dhe banorët e rinj nuk arritën t’i fshehin emocionet.
Humbja e Laurent Krasniqit
Kujtojmë se Laurent Krasniqi ndërroi jetë disa muaj më parë si pasojë e një aksidenti në Prishtinë, duke lënë pas dhimbje dhe pikëllim te familjarët dhe njerëzit që e njohën, shkruan Kosovarja.
Burimi: www.kosovarja-ks.com









