Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Korreshi nxjerr foton e Jozefina Topallit në studio, Ejlli në siklet

Korreshi nxjerr foton e Jozefina Topallit në studio, Ejlli në siklet
Foto: lajmifundit.al

Një lojë e zhvilluar këtë mbrëmje në emisionin “Live me Luizin” ka vënë disi në siklet moderatorin Luiz Ejlli. I ftuar ishte deputeti i PD-së, Saimir Korreshi.

Si funksionoi loja

Ejlli mbante pranë ballit disa fotografi politikanësh pa i parë, ndërsa Korreshi duhej t’i jepte indicie pa përmendur emrin, që ai të gjente personazhin në foto.

Momenti i ndjeshëm

Situata u bë më pikante kur në një prej fotografive u shfaq Jozefina Topalli, nëna e ish-partneres së Luiz Ejllit. Korreshi i dha disa indicie, duke thënë se personazhin e njihte mirë dhe se kishte qenë edhe kryetare.

“Këtë e njeh mirë ti, të them të drejtën, Luiz. E njeh mirë, e kemi pasur kryetare…”, tha Korreshi.

“Ti do të ma fusësh mua? Ajo që mendoj unë është? Arta Dade?”, pyeti Ejlli, duke qeshur.

“Po, po”, iu përgjigj Korreshi.

“Jozefina?”, tha më pas Luizi, duke e gjetur personazhin në foto.

“Po”, konfirmoi deputeti i PD-së.

“Po e ndaj veç këtë”, u shpreh Ejlli.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha