Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Petro Koçi: PS-ja duhet të heqë dorë nga kërcënimet dhe t’i kthehet dialogut

Petro Koçi: PS-ja duhet të heqë dorë nga kërcënimet dhe t’i kthehet dialogut
Foto: shqiptarja.com

Sipas mendimit tim, duke pasur parasysh situatën politike dhe zgjedhjet vendore që po afrohen, qëndrimet e pazakonta të sotme janë dy gabime në një ditë.

Komunikimi brenda partisë

Në komunikimin e brendshëm, PS-ja duhet t’i kthehet një gjuhe konstruktive dhe përpjekjes për mirëkuptim. Duhet gjithashtu të heqë dorë nga armiqësitë e nxitura nga ambicie personale për karrierë, nga gjuha e forcës dhe nga mesazhet kërcënuese që frikësojnë.

Kritika ndaj brendësisë nuk ka nevojë të shoqërohet me nervozizëm, që natyrshëm shihet si shenjë dobësie nga kundërshtarët, të cilët tashmë janë shtuar kundër partisë sonë.

Ç’na nevojitet sot

E vetmja trimëri që na vlen sot është ndershmëria. E vetmja qëndrueshmëri që na vlen është mbrojtja e Republikës nga politika e re me kapuçë dhe maska. I vetmi reflektim që na vlen është kuptimi i kërkesave racionale të çdo qytetari që ka protestuar në muajt e fundit.

I vetmi kohezion që na vlen është ai që buron nga besimi në vlerat e qytetarisë, solidaritetit, progresit dhe integrimit evropian.

SI.E.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha