Kohët e sotme po sjellin ndryshime të mëdha në shumë rregulla, përfshirë edhe ato që lidhen me dasmën. Nëse në të kaluarën vajzat ëndërronin për ditën e dasmës dhe fustanin e bardhë si në përrallat e princeshave, duket se tani gjërat kanë ndryshuar. Por nuk është vetëm kaq: i gjithë organizimi ka ndryshuar në thelb. Nuk do të shihni më dasma me shumë të ftuar, as ekstravagancën amerikane, as elegancën franceze e, aq më pak, traditën.
Ceremonitë intime dhe stili minimalist
Ceremonitë po bëhen gjithnjë e më intime, larg turmave të njerëzve dhe zhurmës së madhe. Mbi të gjitha, ajo që vihet re ka pak ose aspak luks. Konvencionet shoqërore duket se e kanë kthyer këtë ritual në vetëm disa orë brenda një dite, madje, për disa, edhe në një takim kortezje apo administrativ, për të vijuar më pas jetën normalisht. Shumë çifte zgjedhin të udhëtojnë në vende tropikale, ku brenda pak minutash mund të shkëmbejnë unazat dhe të premtojnë besnikëri të përjetshme pa pasur me vete familjarë apo shoqërues, madje, në disa raste, as dëshmitarë.
Stili po largohet nga fustanet pompoze; madje, disa stilistë sugjerojnë që ato të mos jenë medoemos të bardha. Zgjedhja e një fustani nuseje minimalist dhe pa volum të tepruar konsiderohet si elegancë e heshtur, pasi thekson linjat natyrale të trupit dhe nxjerr në fokus vetë nusen. Duke hequr dorë nga shtresat e shumta të tylit, nuset sot preferojnë një pamje të thjeshtë, por të rafinuar. Fustani slip prej mëndafshi, që ndjek linjat e trupit, me rripa të hollë ose me dekolte të hapur në shpinë, ofron një pamje sensuale dhe të sofistikuar.
Edhe kur flasim për konvencionet, shumë ndryshime kanë ndodhur edhe për përdoruesit e rritur të produkteve me nikotinë. IQOS ILUMA i përdor teknologjinë SMARTCORE INDUCTION SYSTEM™, pa teh, së bashku me funksionalitetet e dizajnuara për t’ju ofruar më shumë kontroll mbi përvojën tuaj. Këtu përfshihen Touch Screen, Pause Mode, FlexPuff dhe FlexBattery, të cilat ju mundësojnë ta përshtatni përdorimin sipas ritmit tuaj të preferuar. Touch Screen jo vetëm që ju tregon kohën e mbetur të përdorimit, por gjithashtu ju mundëson ta ndaloni përkohësisht dhe ta rifilloni përdorimin kur të dëshironi.
Dasmë bohemiane dhe natyrore
Fryma bohemiane ka tërhequr edhe organizuesit e dasmave. Më shpesh, ato do t’i gjeni larg qytetit, mes bimësisë apo në një pyll të harlisur. Ka çifte që e duan stilin e fshatit, të frymëzuar nga dasmat e stilit amerikan, duke e kthyer dasmën në një përvojë gjithëpërfshirëse. Akomodimi i të ftuarve dhe i çiftit bëhet po ashtu aty pranë, duke përdorur si dekor stilin tipik të zonës: pa orkestër, por vetëm me një violinist që luan muzikë, ndërsa dielli perëndon në një kopsht alla italian apo në një fshat tipik amerikan. Ka edhe nga ata që duan atmosferën e një plazhi të shkretë, si një fundjavë apo disa ditë pushimi, pa salltanetet e një feste që zakonisht zgjat tri ditë.
Burimi: bordo.al










