Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Showbiz

Çifti nigerian martohet në Vlorë, rrëfejnë traditën e veçantë të dhuratës me lopë

Çifti nigerian martohet në Vlorë, rrëfejnë traditën e veçantë të dhuratës me lopë

Tomi dhe Ade, të cilët vijnë nga Nigeria dhe kanë jetuar prej vitesh në Mbretërinë e Bashkuar, festuan martesën e tyre këtë të martë në qytetin e Vlorës.

Megjithëse jeta i ka çuar në disa vende të ndryshme, çifti zgjodhi të organizojë ceremoninë e martesës në bregdetin shqiptar. Ata menduan se Shqipëria ishte vendi ideal për të kremtuar një ngjarje kaq të rëndësishme.

Peizazhi i bukur, moti i favorshëm dhe përvojat e mira të miqve të tyre ndikuan në këtë vendim. Sipas tyre, në këtë vend ishin bashkuar të gjithë elementët për ta shndërruar dasmën në një festë të veçantë.

Zakonet e martesës në Nigeri

Gjatë intervistës në emisionin “Ftesë në 5”, të drejtuar nga Bieta Sulo, Tomi dhe Ade rrëfyen edhe zakonet e dasmave në vendin e tyre.

Çifti shpjegoi se mbështetja e familjes së nuses është një kusht i rëndësishëm për zhvillimin e martesës. Ata treguan gjithashtu se dasmat nigeriane mund të mbledhin deri në 1200 të ftuar, të cilët mund të shfaqen edhe pa qenë të ftuar zyrtarisht.

Një traditë tjetër ka të bëjë me shkëmbimin e dhuratave mes dy familjeve para dasmës. Mes dhuratave që ata përmendën është edhe një lopë.

Mikpritja shqiptare

Kur folën për shqiptarët, mes veçorive që u bënë më shumë përshtypje ata veçuan mikpritjen.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha