Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Opinion

Shukrie Ramadani rrëfen pendesën e saj për varrin e pahapur dhe dyshimet për vdekjen e Agimit

Shukrie Ramadani rrëfen pendesën e saj për varrin e pahapur dhe dyshimet për vdekjen e Agimit

Shukrie Ramadani kishte filluar klasën e parë shumë e vogël, më e vogla ndër moshatarët e saj. Nuk i kishte mbushur ende gjashtë vjet kur ishte ulur në bankën e shkollës së fshatit të lindjes në Zhegër të Gjilanit. Këtë nxitim për t’u regjistruar në shkollë ajo e shikon edhe si një shenjë tjetër: takimin që në fëmijëri me shokun e klasës, shokun e jetës, bashkëshortin dhe babanë e tre fëmijëve të saj, Agim Ramadanin. Ajo nuk e kujton asnjërin prej takimeve si takimin e parë, sepse sipas saj, e gjithë jeta e saj ishte Agimi.

Si dy rivalët më të mëdhenj gjatë gjithë shkollimit, dhe njëkohësisht miqtë më të mirë, jetën e Shukrie dhe Agim Ramadanit do ta perceptonin vetëm bashkëkohësit e tyre, pasi, nëse do ta dëgjoje si rrëfim, më shumë u ngjan legjendave sesa vetë jetës.

Ata jetuan shpejt, aq shpejt sa për të lënë gjurmë në lirinë e Kosovës. Gjurmë që kishin nisur që nga organizimet ilegale, protestat e vitit 1981, arrestimi i Shukries, përballja me luftën e Kroacisë, jeta në Zvicër, lufta e Kosovës e deri te Rrasa e Zogut. Rrasa e Zogut është vendi ku pothuajse pushoi edhe zemra e Shukries, sepse pikërisht në këtë vend, më 11 prill të vitit 1999, kishte rënë Agim Ramadani, i cili edhe sot vazhdon të jetojë në kujtimet e Shukries, sikurse jeton edhe në Agimin e vogël, nipin e Agim dhe Shukrie Ramadanit, të cilin Shukria e quan edhe si rinkarnim të Agimit.

Ajo sot është 58 vjeçe dhe, nëse ke fatin të dëgjosh rrëfimin e saj, e sheh se, kur flet për Agimin, emri i tij është dashuri, forcë, dhimbje dhe krenari për të.

Por nëse flet sipas etapave, është e çuditshme që sytë i shkëlqejnë kur flet për fëmijërinë, dhe pikërisht për atë fëmijëri që brenda saj përmban edhe Agimin. Një ngazëllim i tillë zgjat deri në vitet e 80-ta, pastaj duket se të dy janë të destinuar për punë të mëdha dhe biseda fillon e rëndohet. Edhe më e rëndë bëhet kur flitet për luftërat, atë të Kroacisë e të Kosovës, por kur arrijmë te pjesa e luftës së Kosovës, ngazëllimi i mëhershëm i Shukries merr një formë tjetër, mbytet nga vaji e nga lotët. Ajo, me dhimbje, me shumë dhimbje, flet për momentin kur kupton se ka rënë Agimi, për momentin kur tenton ta zhvarrosë kufomën e tij e deri te pendimi i rëndë që edhe sot nuk e lë rehat, se pse nuk e bëri atë veprim, zhvarrimin, pikërisht në Koshare, vendi ku prehet Agim Ramadani. Ky vend edhe për Shukrinë mbetet më qetësuesi karshi Zhegrës, Kroacisë e Zvicrës, vende ku ka ndarë pjesët më të bukura, më sfiduese dhe më kërkuese me Agim Ramadanin.

Agimi, rivali më i madh në klasë

Shukria, e cila ishte me Agimin në të njëjtën klasë që nga klasa e parë, kujton për lexuesit e KultPlus se atë e kishte rivalin më të madh në klasë, por njëkohësisht edhe mikun më të mirë.

“Unë isha më e mira në gjuhë shqipe, e ai në matematikë, dhe pikërisht sepse bënim gara me njëri-tjetrin, mund të them se sa e kemi dashur njëri-tjetrin, po aq e kemi urryer”, kujton Shukria kujtimet e para me Agimin. Ajo tregon se në shkollë kishte hyrë pak para se të mbushë gjashtë vjet, ndërsa Agimi kishte hyrë si shtatë vjeçar.

Duke qenë shokë klase dhe duke marrë pjesë në shumë aktivitete kulturore, sportive e aktivitete të tjera shkollore, Shukria thotë se nuk mban mend ndonjë takim të parë apo të dytë, sepse e gjithë jeta e saj sillet rreth Agimit. “Jam rritur me të, çdo kujtim i imi i fëmijërisë lidhet me të”, ka thënë Shukria. Ajo kujton se edhe kur ishin diku rreth moshës 12-13 vjeç, ata të dy patën luajtur në shfaqjen “Halili dhe Hajria”, dhe Shukria kujton se si Agimi skuqej në skenë kur vinte pjesa e shprehjes së dashurisë ndaj Shukries, e cila në këtë rast luante personazhin e Hajries.

Ndarjen si opsion nuk e panë as në shkollën e mesme në Gjilan; edhe atje vazhduan në të njëjtën klasë, por tashmë me një miqësi më të ngushtë, miqësi më me vizion dhe me aktivitete më të ndjeshme, pasi, sipas Shukries, të dy u bënë pjesë e ilegales.

“Përderisa ishim në vitin e fundit të shkollës së mesme dhe ishim aktivë në ilegale, ne në të njëjtën kohë patëm menduar që të shkonim bashkë në Akademinë Ushtarake në Zagreb. Më shumë ishte qëllimi që të mos ndaheshim, edhe pse në atë kohë ende nuk ishim të dashur, akoma vazhdonim të ishim miq të ngushtë e të mirë”, tregon Shukria, por planet që kishin menduar për të ardhmen duket se nuk shkuan në favor të tyre.

Kishin shpërthyer demonstratat e vitit 1981, dhe Shukria ishte pjesë e organizimit të këtyre demonstratave. Sipas saj, ajo ra në duar të policisë. “Disa kushërinj kisha të punësuar në policinë e atëhershme, por edhe në pozita të tjera institucionale. Në fakt, me këtë arrestim unë isha rebelja e familjes që po ua merrja fytyrën. Gjatë marrjes në pyetje unë nuk mohova asgjë, por duke pasur rreth familjar nëpër këto institucione, ata ndryshuan deklaratën zyrtare dhe më nxorën të nesërmen nga aty. Por e keqja ishte se gjatë marrjes në pyetje më kishte rrahur një polic aq shumë, saqë ma kishte thyer krahun”, tregon Shukria.

Ndalimi i Akademisë Ushtarake dhe largimi nga Agimi

Por pasoja më e madhe e këtyre zhvillimeve ishte se Shukries, me këtë pjesëmarrje në demonstrata, i ishte ndaluar vijimi i Akademisë Ushtarake në Zagreb dhe kambanat e ndarjes ishin më afër se kurrë. Por Shukria tregon se fillimisht Agimi kishte shkuar për të përfunduar shërbimin ushtarak, kurse Shukria kishte mbetur në Gjilan për të vijuar Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjilan, pasi edhe në Universitetin e Prishtinës i ishte mohuar vijimi i studimeve.

“Në një formë ishte ndarje fizike me Agimin, por ajo ndarje ishte edhe periudha vendimtare që të ofrohemi edhe më shumë me njëri-tjetrin. Në letrën e parë që ma kishte dërguar Agimi, përveç asaj që më kishte treguar se si po kalonte në shërbimin ushtarak e detaje të tjera, krejt në fund të letrës më kishte shkruar ‘Përjetësisht, Agimi'”, tregon Shukria, e cila më tej shpjegon se pikërisht kjo letër fillimisht i kishte rënë babait të saj në dorë, shkas që iu bë me dije edhe njëherë se ata nuk dëshironin që vajza e tyre të lidhej me atë djalë.

“Atë letër e kam edhe sot”, tregon Shukria, e cila më pas kalon te një moment më delikat, atëherë kur kishin shkëmbyer puthjen e parë.

“Agimi ishte në shërbim ushtarak dhe momenti për të shkuar në Akademinë Ushtarake po ofrohej, dhe mundësia ishte që të bënte kalimin prej ushtrisë drejt e në Akademi. Por para se ta bënte këtë kalim, ai mori pushim tri ditë, dhe brenda kësaj periudhe ndodhi lidhja jonë. Agimi ishte 19 vjeç e unë 18. Kur e pashë, e ndjeja se zemra donte të më dilte prej vendit; nuk ishte ai Agim që njihja, ishte më i rritur, më i fuqishëm, më burrëror, kishte marrë krejt një nur tjetër”, tregon Shukria. Ajo e përshkruan distancën e mëvonshme, sa ishte ai në Akademinë Ushtarake, si pak më të afërt, pasi edhe letrat kishin marrë një dimension tjetër, të cilat forconin çdo ditë e më shumë lidhjen e tyre.

“Kemi shkëmbyer mbi 100 letra, sepse Agimi qëndroi atje për pesë vjet. Për fat të keq, shumica më janë djegur; letrat që i kisha në Kosovë më janë djegur si pasojë e luftës, kurse një pjesë të letrave që i kisha në Zvicër i kam edhe sot. Agimi ka pasur një shkrim të jashtëzakonshëm. Zakonisht në letra më dërgonte edhe vizatime apo pjesë të poezive. Letrat e Agimit mund t’i lexosh lirisht para çdo fëmije, pa u turpëruar; kanë qenë poezi në vete, ka qenë një poet i papërshkrueshëm. Është çudi se si një njeri mund të brumoset me kaq shumë gjëra, kaq shumë njohuri, kaq shumë dashuri; ai ka qenë i dashuruar me jetën. Unë kam qenë e kundërta, nganjëherë them se kemi qenë si ajo shenja kineze, e bardha dhe e zeza, ndoshta kjo ka bërë që ne dy të tërhiqemi kaq shumë ndaj njëri-tjetrit. Sepse unë s’kam qenë tip pozitiv, jo e vrullshme për jetën, dhe ai më ka mësuar ta shoh bukurinë e jetës”, ka thënë Shukria.

Dhe përderisa Agimi vazhdonte në Akademinë Ushtarake në Zagreb, Shukria i kishte njoftuar familjarët e saj se lidhja me Agimin kishte marrë hov, por ata nuk i kishin dhënë leje. Vazhdonin ta kundërshtonin këtë lidhje, tashmë duke dhënë edhe një arsye tjetër: duke qenë Agimi oficer ushtarak, nuk dëshironin që vajza e tyre të jetonte larg familjes.

Agimi erdhi për tre ditë nga Akademia Ushtarake e Zagrebit; kishte ardhur me një qëllim, të merrte dorën e Shukries dhe të kthehej.

Ndërkohë, krahu që ia kishin thyer nga rrahjet në demonstratat e vitit 1981 vazhdonte t’i sillte telashe Shukries, dhe me patjetër duhej t’i bënte një intervenim në spitalin e Shkupit.

“Agimi e kishte kuptuar për operacionin dhe kishte ardhur pa lejen e lëshuar nga Akademia Ushtarake e Zagrebit, me qëllim që të takohej shpejt e shpejt me babain tim. I kishte dalë në udhë dhe i kishte hyrë në makinë. I ka kërkuar dorën time; babai im e kishte kundërshtuar duke i thënë se nuk e pranonte këtë lidhje. Por Agimi, duke qenë edhe me uniformë ushtarake, kishte nxjerrë revolen dhe e kishte lënë në makinë të babës. ‘Ose ma jep dorën e Shukries o

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha