Presidenti amerikan, Donald Trump, përmes një postimi në rrjetin “Truth Social”, akuzoi Iranin se po bën çmos për të rritur çmimin e naftës përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit, të cilat mbahen më 3 nëntor.
Akuzat e Trump për Iranin
Ai shkruan se Teherani po organizon sulme të rreme, sepse tani po kalon më shumë naftë sesa para sulmit të SHBA-së dhe Izraelit.
Trump e ka cilësuar regjimin në Iran si “regjim satanik” që po vazhdon të vrasë protestues. Sipas tij, 75,000 protestues kanë humbur jetën në më pak se shtatë muaj. Në fund, Trump shkruan me shkronja të mëdha se Irani nuk mund të ketë dhe nuk do të ketë kurrë armë bërthamore.
“Irani po bën gjithçka që mundet për të rritur çmimin e naftës para zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA. Ata madje shkojnë aq larg sa organizojnë sulme të rreme, vendosin mina dhe gjithçka tjetër, sepse tani po kalon më shumë naftë përmes Ngushticës së Hormuzit sesa para se të fillonte konflikti. Ata vazhdojnë të vrasin protestues dhe këdo tjetër që u del në rrugë.
Është vërtet një regjim satanik dhe mund të shpresoj vetëm që publiku amerikan dhe bota në përgjithësi ta kuptojnë sa SATANIK është!” 75,000 protestues kanë humbur jetën në më pak se shtatë muaj. Është tronditëse që bota, përfshirë Demokratët, duket se nuk interesohet. Irani nuk mund të ketë kurrë armë bërthamore dhe nuk do të ketë kurrë armë bërthamore”, shkruan ai.
Burimi: euronews.al










