Ismail Kartal nuk është më trajner i Fenerbahçe. Trajneri 63-vjeçar ka paraqitur dorëheqjen e tij pas humbjes 2-1 në derbin kundër Galatasaray. Klubi e konfirmoi lajmin përmes një deklarate në rrjetet e tij sociale, duke bërë të ditur se dorëheqja është pranuar.
Dorëheqja e dytë e Kartal këtë sezon
Kjo është hera e dytë këtë sezon që Kartal ofron dorëheqjen. Hera e parë ndodhi pas një humbjeje në shtëpi ndaj Roma në Europa League, por në atë rast, klubi vendosi ta refuzonte kërkesën e tij dhe e mbajti në detyrë.
Montella si kandidat për stolin e Fenerbahçe
Sipas mediave vendase, Vincenzo Montella mund të marrë drejtimin e Fenerbahce. Trajneri italian është kandidati kryesor për të zëvendësuar Kartal, lajm që konfirmohet nga ‘Fanatik’.
Për Montella, kjo do të ishte hera e dytë që drejton një klub në Superligën turke, pasi më parë ka qenë në krye të Adana Demirspor. Deri një muaj më parë, ai drejtonte kombëtaren turke, por u shkarkua.
Burimi: telesport.al










