Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Kimi Antonelli lyen flokët me ngjyrat italiane pas titullit

Kimi Antonelli lyen flokët me ngjyrat italiane pas titullit
Foto: bordo.al

Premtimi i bërë në fillim të sezonit u kthye në realitet për Kimi Antonelli. Piloti 20-vjeçar italian, pas triumfit në Çmimin e Madh të Meksikës, ku siguroi titullin kampion bote në Formula 1, vendosi të festonte në një mënyrë krejt të veçantë.

Antonelli kishte premtuar se, nëse do të fitonte titullin, do t’i lyente flokët me ngjyrat e flamurit italian ose me ato të skuadrës së tij të zemrës, Bologna-s. Dhe nuk vonoi ta mbante fjalën!

Festa në selinë e Mercedes

Me t’u rikthyer në selinë e Mercedes në Brackley, ku u prit nga stafi për të festuar këtë sukses historik, piloti u shfaq me flokët të lyer në të gjelbër, të bardhë dhe të kuq, ngjyrat e flamurit italian.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte reagimi i shefit të Mercedes, Toto Wolff. Në një video të publikuar në rrjetet sociale të skuadrës, Antonelli shfaqet duke iu afruar Wolff-it, i shoqëruar nga shoku i skuadrës, George Russell.

Kimi Antonelli lyen flokët me ngjyrat italiane pas titullit

Reagimi i Wolff-it dhe shakatë e Russell-it

Pamja e re e pilotit duket se e la shefin e Mercedes-it pa fjalë, me një reagim mes habisë dhe mosbesimit. Duke parë shprehjen e tij, Antonelli u kthye duke qeshur dhe tha: “Këtë prisja!”.

Wolff nuk ngurroi ta pyeste nëse flokët përfaqësonin flamurin italian, ndërsa në sfond dikush iu drejtua me shaka George Russell-it, duke e pyetur pse nuk i lyente flokët me ngjyrat e flamurit britanik.

Një moment plot humor dhe spontanitet, që u bë menjëherë viral në rrjetet sociale, duke i shtuar edhe më shumë atmosferës festive në kampin e Mercedes pas suksesit të madh të pilotit italian.

Burimi: bordo.al

Të fundit Të gjitha