Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Jennifer Lawrence rrëfen ndërhyrjen pas lindjes: Dua të jem një mami seksi

Jennifer Lawrence rrëfen ndërhyrjen pas lindjes: Dua të jem një mami seksi
Foto: anabelmagazine.com

Jennifer Lawrence po diskuton gjithnjë e më hapur për procedurat estetike. Në një intervistë të botuar më 27 tetor nga The Cut, aktorja konfirmoi se i është nënshtruar një operacioni zmadhimi të gjoksit, disa muaj pasi kishte deklaruar publikisht se po e shqyrtonte këtë mundësi.

“Dua të jem një mami seksi”, u shpreh Lawrence, duke sqaruar se dëshiron të duket mirë edhe në ditët kur sapo është zgjuar dhe nuk ndihet në formën e saj më të mirë.

Planet e mëparshme të aktores

Vitin e kaluar, fituesja e çmimit “Oscar” i tregoi The New Yorker se synonte të hiqte dorë nga cigaret elektronike përpara ndërhyrjes. Në të njëjtën intervistë, ajo foli edhe për dëshirën për t’u nënshtruar një liftingu të fytyrës në të ardhmen, duke shtuar me humor: “Më beso, do ta bëj!”

Ndërkohë, muajin e kaluar, në një intervistë për Vogue, Lawrence foli edhe për përdorimin e botoksit në sasi të vogla, i njohur si “baby Botox”. Aktorja shpjegoi se nuk dëshiron të humbasë lëvizshmërinë natyrale të fytyrës dhe se nuk mund të kryejë shumë ndërhyrje.

“Kam nevojë që fytyra ime të ketë lëvizshmëri. Bëj pak botoks, por nuk mund ta teproj”, tha ajo, duke shtuar se preferon që lëkura e saj të duket e freskët dhe e shëndetshme, edhe nëse me kalimin e kohës bëhet pak më e varur.

Procedurat që ajo nuk i pranon

Megjithatë, jo çdo procedurë estetike e bind aktoren. Ajo pranoi se është e pasigurt për transferimin e yndyrës, një ndërhyrje që po fiton popullaritet, teksa zbuloi se do të dëshironte edhe heqjen e dhjamit nga faqet, por mendon se ndryshimi do të vihej re menjëherë.

Burimi: anabelmagazine.com

Të fundit Të gjitha