Këngëtarja Xheisara Frisku, e njohur më parë si banore e “Big Brother VIP Albania 1”, ka ndarë një lajm të gëzueshëm me ndjekësit e saj.
Ajo është bërë nënë për herë të dytë, duke sjellë në jetë një vajzë tjetër dhe duke zgjeruar kështu familjen e saj.
Xheisara Frisku bëhet nënë për herë të dytë
Vetë artistja e bëri të ditur këtë lajm përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndau foton e parë me të porsalindurën, e realizuar në spital.
“Dashuria ime është këtu. Nuk di të përshkruaj ndjenjën, por di të them që jam me fat që Zoti vendosi të më bekojë sërish”, ka shkruar këngëtarja, duke shprehur emocionet për ardhjen në jetë të vogëlushes.
Bëhet fjalë për vajzën e dytë të Xheisarës, e cila është gjithashtu nënë e Sol Malines.
Postimi i saj mori urime e përgëzime të shumta nga ndjekësit dhe miqtë, të cilët i kanë uruar shëndet e lumturi vogëlushes dhe familjes së saj.
Urime edhe nga ne! /Prive By LS
Burimi: privebruto.com










