Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Shqiptarja në MasterChef befason me gatimin tradicional

Shqiptarja në MasterChef befason me gatimin tradicional
Foto: privebruto.com

Shqiptarja Linxi Mytkolli ka tërhequr vëmendjen me pjesëmarrjen e saj në “MasterChef Canada”, ku ka bërë të ditur se do të përgatisë ushqime tradicionale shqiptare.

Nga Shqipëria në Kanada

Ajo ka treguar se është zhvendosur nga Shqipëria në Kanada kur ishte vetëm gjashtë vjeçe.

Gjatë garës, Linxi ka përgatitur edhe një kombinim të mishit të pulës me ajvarin, një nga ushqimet tradicionale të kuzhinës sonë.

Prezantimi i kuzhinës shqiptare

Pjesëmarrja e saj në këtë reality show pritet të sjellë edhe gatime të tjera tradicionale, përmes të cilave ajo do të prezantojë kuzhinën tonë para publikut kanadez.

Mbetet të shihet se cilat gatime do të përgatisë Linxi në vazhdim të garës. /Prive By LS

Burimi: privebruto.com

Të fundit Të gjitha