Banorët e “Big Brother VIP Kosova 5” janë bërë emrat më të komentuar të momentit, ndërsa publiku ka mësuar tashmë shumë gjëra rreth karaktereve, historive dhe jetës së tyre personale.
Megjithatë, jo të gjithë e dinë se disa prej tyre njihen me emra artistikë apo nofka që ndryshojnë nga emrat e tyre të vërtetë.
Emrat artistikë të reperëve
Një prej tyre është reperi Fuego, emri artistik i të cilit në gjuhën spanjolle do të thotë “zjarr”. Në dokumentet zyrtare ai figuron si Ensar Elshani.
Edhe reperi tjetër i këtij edicioni, Nichi, ka një emër tjetër nga ai me të cilin është bërë i njohur në skenën muzikore. Emri i tij i vërtetë është Bleon Krasniqi, ndërsa emri i plotë i Bejtës është Daors Bejta.
Nofka dhe emra të tjerë
Ndërkohë, regjisorja Liki, të cilën shumica e banorëve e thërrasin me këtë nofkë, në të vërtetë quhet Arlinda Morina.
Në mesin e emrave që mund të mos i keni ditur është edhe ish-banorja nga Bjellorusia, Olechka, emri i vërtetë i së cilës është Olga Grigorieva.
Por emri që mund të jetë surprizë për një pjesë të madhe të publikut është ai i grimieres së njohur, Edita Abazi. Ndonëse prej vitesh është bërë e njohur për publikun si Edita, emri i saj në dokumentet zyrtare është Qamile Abazi. Para se të njihej me emrin Edita, ajo përdorte edhe nofkën Qamki.
Këta janë disa prej banorëve të këtij edicioni që njihen me emra artistikë ose nofka, të cilat ndryshojnë nga emrat e tyre të vërtetë.
Burimi: www.kosovarja-ks.com









