Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Tekniku i Partizanit: Bravo ekipit, treguam veten pas fitores ndaj Dinamos

Tekniku i Partizanit: Bravo ekipit, treguam veten pas fitores ndaj Dinamos
Foto: balkanweb.com

Numri një i stolit të Partizanit, Karoglun, vlerësoi skuadrën pas fitores 1-4 ndaj Dinamos.

“Përgëzoj lojtarët e mi për fitoren përballë një kundërshtari shumë, shumë të fortë.

Ndryshimi taktik në pjesën e dytë

Pas 30 minutash ndryshova, e nisëm me 4-3-3. Ajo që bëmë ishte të kërkoja 3-4 pasime, që të tërhiqja numrat 8 të tyre dhe t’i nxirrja përpara. Pas 25 minutash u ktheva me dy numra 6. Dhe kjo është mënyra se si shënuam, me ndryshimin e krahut.

Ndaj një skuadre që luan me romb, është e rëndësishme të gjesh ndryshimin e krahut. Problemi është që lojtarët e mi me numrin 8 ishin shumë të hapur dhe nuk kishim lidhje në 30 minutat e para.

Rezultatet e ndeshjeve të fundit

Në tri ndeshjet ku luajtëm mirë, me Elbasanin, Vllazninë dhe Vorën, ishim shumë mirë në pjesën e parë. Të tria i humbëm, por unë jam trajner që di të përshtatem taktikisht sipas kundërshtarit.

Intensiteti dhe presingu

Nuk kemi shumë intensitet në skuadër dhe sot m’u desh të lëvizja Mijën në mesfushë. Me të dhe Fadairon e Aliun kisha pak më shumë veprime presingu”.

Burimi: www.balkanweb.com

Të fundit Të gjitha