Gazetari dhe analisti kroat, Zoran Kusovac, ka reaguar lidhur me vizitën e përfaqësuesve të Forcave të Armatosura të Serbisë në selinë e KFOR-it, në kampin “Film City” në Prishtinë.
Në një status në rrjetet sociale, Kusovac ka ironizuar me këtë vizitë, duke shkruar se oficerët e ushtrisë serbe ndodheshin në Kosovë të çarmatosur dhe nën përcjelljen e KFOR-it.
“Oficerët e ushtrisë serbe në Kosovë! Të çarmatosur dhe nën përcjelljen e NATO-s, ashtu siç i ka hije një ushtrie të mundur [shumë herë]”, ka shkruar ai.
Oficiri Vojske Srbije na Kosovu!
Razoružani i pod pratnjom NATO, kako i dolikuje [višestruko] poraženoj vojsci
— Zoran Kusovac (@zkusovac) November 27, 2026
Burimi: www.gazetaexpress.com










