Në Live me Luizin, Bes Kallaku nuk i ka kursyer shakatë lidhur me koncertet e tij dhe marrëdhënien me këngëtarë si Ylli Baka dhe Irkenc Hyka, me të cilët ai ka një marrëdhënie të ngushtë shoqërore.
Kallaku për karrierën dhe këngën “Rrëfim”
“Unë nuk kam qejf të më thërrasin këngëtar. Kam bërë edhe këngë serioze, kënga Rrëfim flet tërësisht për Besin, tregova vërtet diçka që kisha kaluar dhe mbi të gjitha se kush është Besi i vërtetë.
Shakatë me Yllin Bakën dhe Irkencin
“I vetmi që ma fut te lekët është Ylli Baka, ka një aftësi të jashtëzakonshme që numëron lekët në ajër duke u hedhur. Kam shumë koncerte me Yllin, kur ndajmë lekët i ndajmë gjysmë për gjysmë. Tani merr me vete edhe dy çunat e vet. Ishim me Yllin në Vlorë dhe pak para se të mbaronim erdhi Marko dhe e futi në pjesë. I thashë: S’më the dhe fute edhe Markon.
Më tha: O vllai im, për ty e bëra, se mund të kisha marrë edhe djalin tjetër. Unë me Irkencin jam rritur, është nga Fushë Kruja. Familja ime ka pasur një market te lagjia dhe ai vinte dhe vidhte çokollata”, u shpreh Kallaku.
Burimi: www.topalbaniaradio.com









