Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

BLOK3 bashkëpunon me legjendën e muzikës

BLOK3 bashkëpunon me legjendën e muzikës
Foto: privebruto.com

Dy breza të ndryshëm të muzikës turke po bashkohen në një projekt që pritet të bëjë bujë.

Reperi i njohur turk, BLOK3, këngët e të cilit kanë fituar popullaritet të jashtëzakonshëm edhe në mesin e të rinjve shqiptarë, ka zbuluar se po përgatit një duet me legjendën e muzikës turke, Sezen Aksu.

Artisti 24-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Hakan Aydın, e bëri të ditur lajmin gjatë një lidhjeje telefonike me emisionin “Gel Konuşalım”, pas koncertit të tij në Moskë.

Madje, reperi zbuloi se teksti i këngës që do të interpretojë përkrah ikonës së muzikës pop turke është shkruar nga vetë ai.

Bashkëpunimi pritet të publikohet në janar të vitit 2027.

Por surprizat nuk përfundojnë me kaq!

BLOK3 ka zbuluar gjithashtu se do të sjellë në versionin e tij një prej këngëve të artistit të ndjerë Ahmet Kaya, për të cilën ka marrë edhe miratimin e bashkëshortes së tij, Gülten Kaya.

Me hitet “Napıyosun Mesela?”, “Kusura Bakma” dhe “Çok Güzel Gülüyorsun”, BLOK3 është shndërruar në një prej emrave më të spikatur të gjeneratës së re të muzikës turke.

E tashmë, mbetet për t’u parë se çfarë do të sjellë ndërthurja e stilit të tij me zërin emblematik të Sezen Aksut. /Prive By LS

View this post on Instagram

A post shared by Sezen Aksu🎙️ (@sezencimiz)

Burimi: privebruto.com

Të fundit Të gjitha