Reali i Madridit pësoi një humbje befasuese në kampionat, teksa u mposht nga Deportivo Alaves në Santiago Bernabeu, duke ndërprerë kështu serinë e 10 fitoreve radhazi.
Incidenti me arbitrin gjatë ndeshjes
Por vëmendje të madhe mori edhe trajneri Jose Mourinho, fillimisht në fushën e lojës dhe më pas në konferencën për shtyp.
Gjatë ndeshjes, trajneri portugez u kap me arbitrin e katërt për një karton të verdhë që i tregoi gjyqtari kryesor Cesar Soto Grado. Trajneri i Realit të Madridit, që ishte shumë pranë ndëshkimit me karton të kuq, u mbajt nga disa anëtarë të stafit të tij, por edhe nga Rudiger dhe Militao, të dy në pankinë.
Akuzat e Mourinhos pas ndeshjes
Më pas Special One e vijoi spektaklin e tij, tashmë të zakonshëm, në konferencën për shtyp pas përfundimit të ndeshjes, duke lëshuar akuzat e tij ndaj arbitrit të sfidës.
‘Ky arbitër dëshiron t’u tregojë të gjithëve se kush komandon – tha Mourinho – fillimisht Mbappe, më pas Vinicius dhe tani Bellingham. Ndoshta sezonin tjetër do të ndëshkojë me karton të kuq, Courtois. Penalltia? Ishte e dyshimtë, por Bellingham më tha që ishte penallti, kështu që unë i besoj atij’.
Burimi: tirananews.al









