Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Horoskopi i së dielës, 29 nëntor 2026

Horoskopi i së dielës, 29 nëntor 2026
Foto: bordo.al

Shfrytëzoni gjithë kohën e lirë sot për ta kaluar me atë që keni në krah, sepse më vonë do jeni të angazhuar me punë dhe nuk do keni mundësi për t’i qëndruar pranë. Beqarët do kenë dëshira të zjarrta, por jo të gjitha do mund t’u realizohen. Do u duhet të presin edhe pak kohë. Në planin financiar nuk duhet në asnjë mënyrë të ndërmerrni rreziqe, sepse do keni probleme.

Demi: Ditë mjaft e qëndrueshme do jetë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do ndiheni mirë dhe do kaloni çaste fantastike pranë personit që doni. Beqarët do jenë të matur dhe nuk do pranojnë çdo lloj ftese që do u bëhet. Kjo do t’i mbrojë nga zhgënjimet. Në planin financiar do jeni më me fat dhe do i kryeni të gjitha investimet e menduara.

Binjakët: Mbathuni me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe lejoni veten të bëni ndonjë çmenduri të vogël. Do e keni për ta, sepse para se të mbarojë do ndiheni mirë dhe emocionet do jenë të njëpasnjëshme. Beqarët do tërhiqen nga personat më të pjekur dhe që kanë një farë eksperience. Në planin financiar do jetë shumë e vështirë të ruani ekuilibrin. Do shpenzoni shumë për veshje dhe aksesorë.

Gaforrja: Jeta juaj në çift do jetë gjatë gjithë kohës e mbrojtur sot. Do flisni hapur për çdo gjë dhe do bashkëpunoni fort me partnerin. Beqarët gjithashtu do kenë një ditë të begatë dhe të mbushur me kënaqësi pa fund. Më në fund do mund ta ndryshojnë edhe statusin. Financat nuk do jenë problematike dhe do mbrohen gjatë gjithë kohës nga yjet. Do jeni të arsyeshëm gjatë gjithë kohës.

Luani: Do bëni çmenduri sot, ju që jeni të dashuruar, vetëm për të mbajtur zjarrin e pasionit të ndezur. Momentet më fantastike do jenë në orët e pasdites. Beqarët do tundohen shumë nga disa persona, por nga ana tjetër do druhen të hedhin hapa me rëndësi. Me shpenzimet vazhdoni të tregoheni të arsyeshëm dhe do shihni se çdo gjë do t’ju ecë mirë. Nuk ka nevojë as të merrni hua.

Virgjëresha: Jeta juaj në çift do jetë e mrekullueshme gjatë gjithë kësaj dite. Do dilni pa fund me partnerin tuaj dhe do bëni gjëra që më parë as nuk i kishit menduar ndonjëherë. Beqarët do jenë të çorientuar dhe nuk do e dinë çfarë hapash të hedhin për të gjetur dashurinë. Gjendja e financave do jetë katastrofike. Vetëm me ndihmën e specialistëve mund të dilni nga situata.

Peshorja: Nëse jeni në një lidhje, mos guxoni as të filloni ndonjë aventurë me dikë tjetër, sepse do shkatërroni gjithçka keni ndërtuar deri më sot dhe do vuani shumë më vonë. Beqarët duhet të tregohen të matur dhe të mos dalin me kë do që i ftojë. Buxheti do fillojë ngadalë të stabilizohet. Të gjitha përpjekjet dhe sakrificat që keni bërë së fundmi do japin rezultate.

Akrepi: Ditë mjaft e trazuar kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Asgjë nuk do shkojë ashtu si keni dashur, prandaj kini kujdes. Beqarët do janë gjatë gjithë kohës të shpërqendruar dhe nuk do përfitojnë nga ftesat që do u bëhen. Në fakt do vijë një kohë kur do pendohen. Financat do mbeten mjaft delikate. Uleni sa më shumë që mundeni shpenzimet.

Shigjetari: Do bashkëpunoni fort me partnerin tuaj sot dhe do përpiqeni me gjithë zemër t’i harroni përgjithmonë problemet e së shkuarës. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme pa ndonjë gjë të re. Duhet ende të presin për ta ndryshuar statusin. Mjedisi yjor duket mjaft i favorshëm për sektorin e financave. Do kryeni edhe shpenzimet e nevojshme dhe do vendosni edhe pak para mënjanë.

Bricjapi: Paqja dhe mirësia do mbizotërojnë sot në jetën tuaj në çift. Do ndiheni të bekuar nga yjet dhe shpesh si nëpër ëndrra. Beqarët do tregohen largpamës dhe do i mendojnë gjërat me kujdes. Nuk do pranojnë aventura kalimtare, por vetëm lidhje afatgjata. Në planin financiar priten ndryshime të rëndësishme. Do merrni dëmshpërblime në punë dhe gjendja do jetë e mirë.

Ujori: Ditë e mbushur me të papritura të pakëndshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. As ju dhe as partneri nuk do jeni në humor dhe do debatoni për gjërat më të vogla. Beqarët më mirë të presin edhe disa kohë para se të fillojnë një lidhje. Në planin financiar do kryeni transaksione të rëndësishme. Do ndiheni mirë, sepse të gjitha sakrificat do japin frytet e shumëpritura.

Peshqit: Shprehni sa të mundni ndjenjat gjatë kësaj dite, nëse doni që marrëdhënia në çift të jetë sa më e mirë. Rrallë herë mund të vijnë ditë të tilla. Beqarët do ndihen mirë pranë miqve dhe nuk do e kërkojnë me ngulm krijimin e një lidhjeje. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj dhe gjendja do fillojë të ketë përmirësime të paimagjinueshme. Shlyejini sa më parë borxhet.

Burimi: bordo.al

Të fundit Të gjitha