Durrës / Finalizohet operacioni policor i koduar “Again”
Zbardhen 6 vjedhje të kryera në 6 subjekte tregtare në Durrës.
Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar, i dënuar më parë për vjedhje.
Hetimet dhe arrestimi
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e rendit, si rezultat i punës hetimore të kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”, kanë bërë të mundur zbardhjen e 6 rasteve të vjedhjes, si dhe kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit:
– E. Xh., 23 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.
Dëmet dhe vijimi i hetimeve
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka vjedhur shuma parash, pajisje elektronike dhe sende të ndryshme me vlerë, në 6 subjekte tregtare, në lagjet nr. 3, 8, 15, 16, 17 dhe 18 të qytetit të Durrësit.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Vjedhja e kryer më shumë se një herë”.
Burimi: abcnews.al










