Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Qytetarët mbushin Sheshin Skënderbej për protestën e sotme

Qytetarët mbushin Sheshin Skënderbej për protestën e sotme
Foto: kohajone.com

Protestuesit po mblidhen në Sheshin Skënderbej në Tiranë, pak para tubimit të paralajmëruar për orën 12:00.

Qytetarët po grumbullohen në qendër të kryeqytetit, një ditë pas përplasjeve të dhunshme mes protestuesve dhe policisë.

Gjatë tubimit të djeshëm u vunë re tensione të forta, u përdor gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë. Sipas raporteve, më shumë se 60 persona u dërguan në spital me lëndime.

Ende nuk dihet saktësisht cili do të jetë itinerari i protestës së sotme. Protestuesit mund të shkojnë së pari te Ministria e Arsimit ose të marshojnë drejt Kryeministrisë.

Vëmendja është e përqendruar te zhvillimet në terren. Do të shihet nëse tubimi do të kalojë pa incidente apo do të shoqërohet sërish me tensione.

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha