Në një deklaratë për News24, një protestues që përfundoi në polici gjatë protestës së 28 Nëntorit tha se u shoqërua me forcë nga efektivët. Ai shtoi se nuk i lejuan të merrte nga komisariati flamurin që mbante ditën e djeshme.
Sipas tij, flamuri kombëtar po u duket efektivëve të policisë si një “armë”. Ai tha gjithashtu se ka marrë disa gjoba gjatë protestave antiqeveritare, por nuk ka ndërmend t’i paguajë.
Thirrja për protestë
Protestuesi bëri edhe një thirrje për të gjithë shqiptarët që të dalin masivisht në protestë.
“Sot shkova për të marrë flamurin dhe më thanë nuk do ta marrësh. Mesa kuptoj unë iu duket armë. Ky është flamuri që kam pasur ditët e para. Kam marrë gjoba për bllokim rruge, edhe dje mora sërish. Më janë bërë 5-6 gjoba. Nuk kam plan t’i paguar.
Këto kanë abuzuar. Unë kam qenë me flamur. Nuk i tremben plumbit të gomës. Veç plumbi real ndoshta ma merr shpirtin. Iu bëj apel shqiptarëve të çohen nga veriu në jug për fëmijët e vet. Më vjen keq për vendin tim”, u shpreh protestuesi.
Burimi: www.albeu.com










