Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Protesta e 28 Nëntorit tërheq vëmendjen ndërkombëtare

Protesta e 28 Nëntorit tërheq vëmendjen ndërkombëtare
Foto: top-channel.tv

Protesta e zhvilluar më 28 nëntor në Tiranë, e shoqëruar me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të policisë, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Si e pasqyruan agjencitë e mëdha

Agjencitë e mëdha të lajmeve, mes tyre Reuters, Associated Press dhe AFP, si dhe media të njohura si Al Jazeera dhe Deutsche Welle, kanë raportuar për protestën e mbajtur këtë 28 nëntor në Tiranë.

Reuters e ka paraqitur protestën si një tubim të udhëhequr nga studentët, ku protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Sipas raportimit të saj, protestuesit hodhën gurë dhe bomba molotov drejt policisë, ndërsa efektivët përdorën gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë.

Edhe Associated Press (AP) i ka kushtuar një raportim protestës, duke theksuar se mijëra qytetarë u mblodhën në Tiranë për të kërkuar largimin e Ramës. Agjencia amerikane pasqyron gjithashtu dëmtimet në godinat qeveritare dhe ndërhyrjen e policisë për shpërndarjen e protestuesve.

Raportimet e medieve të tjera

Al Jazeera ka publikuar një artikull me titullin “Policia dhe protestuesit në Shqipëri përleshen, mijëra njerëz protestojnë kundër qeverisë”, ku përshkruan përplasjet mes policisë dhe protestuesve në Ditën e Pavarësisë.

Ndërkohë, Deutsche Welle raporton se protesta nisi në mënyrë paqësore, por më pas situata u përshkallëzua, me sulme ndaj godinave qeveritare dhe përdorim të gazit lotsjellës, ujit me presion dhe plumbave prej gome nga policia.

Edhe agjencia turke Anadolu Agency ka raportuar për protestën, duke përcjellë bilancin fillestar të të lënduarve dhe të arrestuarve, si dhe kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e kryeministrit. Po ashtu edhe The Telegraf i ka kushtuar një raportim protestës së dhunshme.

Burimi: top-channel.tv

Të fundit Të gjitha