Top Channel ka njoftuar ndjekësit se reality show-i më i ndjekur, “Big Brother VIP Albania”, do të nisë në muajin dhjetor.
Gazetari Elton Tozaj, gjatë një paraqitjeje televizive në rrjetet sociale, ka zbardhur detaje rreth edicionit të ardhshëm, “Big Brother VIP Albania 6”. Ai ka bërë të ditur datën e nisjes dhe ka zbuluar emrat e disa personazheve të njohur që pritet të marrin pjesë.
Data e nisjes
I pyetur për datën, Tozaj konfirmoi se spektakli do të transmetohet në mesin e muajit dhjetor. “E para njëherë fillon më datë 19, këtë jua kam thënë edhe është e sigurtë që fillon më datë 19 dhjetor”, u shpreh ai gjatë bisedës.
Pjesëmarrësit e pritshëm
Gazetari pretendoi se reperi Fero ka zyrtarizuar pjesëmarrjen e tij, pavarësisht aludimeve dhe reagimeve të fundit në rrjet. “Fero ka firmosur kontratën me Top Channel-in”, deklaroi ai, duke shtuar se reperi kishte marrë më parë një ftesë edhe nga edicioni i Kosovës: “Fero ka marrë ftesë nga Kosova dhe e ka pranuar ftesën nga Kosova, di të thosha që kanë qenë prishje të minutës së fundit prishje e kontratës.”
Tozaj përmendi edhe një listë me emra të tjerë të mundshëm nga showbiz-i dhe theksoi se shumë personazhe publike që në fillim e mohojnë pjesëmarrjen, në fund bëhen pjesë e shtëpisë. “Egla Ceno kishte deklaruar se do të merrte pjesë kurrë në Big Brother, mori pjesë dhe fitoi. Juli Deda e kishte sharë madje si format dhe tha që s’do të jem kurrë pjesë e Big Brother, po doli në vend të dytë”, u shpreh ai.
Ftesat personale
Sa i përket ftesave ndaj tij, gazetari tregoi se ka refuzuar ftesën për të hyrë në “Big Brother VIP Kosova”. Për mundësinë e hyrjes në edicionin e Shqipërisë, ai deklaroi: “Të Shqipërisë të garantoj që duhet ta përjashtosh.”
Burimi: lajmifundit.al










