Këngëtari i njohur Daors Bejta, i njohur me emrin artistik Bejta, ka ndarë me banorët një histori nga e kaluara e tij, duke rrëfyer një aksident që kishte përjetuar me veturë.
Rrëfimi i aksidentit
Ngjarja, të cilën këngëtari e tregoi para banorëve, tha se kishte ndodhur gjatë një manovre të rrezikshme me shokët e tij.
“Ne ishim në makinë, bënim shumë stunts. Një shok kishte një BMW dhe i kishte dyert dhe dritaret hapur, dhe unë isha ulur përpara. Nuk di sa vjeç isha, ndoshta 19 apo 20. Plani ishte kështu: ai do të hynte në drift në kthesë, ndërsa unë do të dilja me këmbë jashtë. E kisha bërë edhe më parë pa problem, por këtu lart, kur kapesha nga doreza, u këput dhe më hodhi anash. Ra në tokë në atë mënyrë, dhe kur u ngrita, vetëm kur po i vija re, ai ishte vdekur, ishte vdekur”, ka treguar Bejta.
Burimi: insajderi.org









