Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Artani i përgjigjet Vilmës: Jam gati për të vdekur, mos luaj viktimën

Artani i përgjigjet Vilmës: Jam gati për të vdekur, mos luaj viktimën
Foto: lajmifundit.al

Në rubrikën “Shihemi në gjyq”, Vilma u përball me ish-bashkëshortin e saj, Artanin. Debati u përqendrua te dy banesat e blera gjatë martesës, pensioni i vajzës së tyre të ndjerë dhe pretendimi i Vilmës se paratë nga pensioni i së bijës u kanë shërbyer për blerjen e apartamentit në Pogradec.

Artani i mohoi këto pretendime, duke insistuar se banesat u blenë nga kursimet e familjes së tij dhe se Vilma nuk dha asnjë kontribut për blerjen e tyre.

Por debati u zhvendos drejt akuzave personale. Artani e akuzoi ish-bashkëshorten se nuk kujdesej siç duhej për vajzën dhe se dilte e argëtohej, ndërsa Sabile ndërhyri për ta mbrojtur të bijën, duke thënë se Vilma punonte, pavarësisht vështirësive shëndetësore të vajzës. “Dilje, bridhje me prostitutat”, ishte një nga deklaratat më të rënda të Artanit.

Pensioni dhe banesat

Eni Çobani: Ti e mohon, le të themi, që pensioni i vajzës ka shërbyer edhe për blerjen e këtyre dy banesave? Ti thua që nuk kanë shërbyer si pensione?

Artan: Po, po! Nuk ka fakt, nuk ka asnjë dokument të shkruar.

Eni Çobani: Por ka fakte nga shteti italian, që vajza juaj ka marrë pension.

Artani: Kartën e pensioneve e ka mbajtur gjithmonë Vilma, pensionin e të gjitha. Gjithë këto vite, a ka mbledhur Vilma ndonjë lekë? E ke pyetur ti?

Eni Çobani: Ajo thotë se kemi mbledhur shumë lekë dhe për këtë arsye janë blerë këto apartamente.

Artani: Ku i ka lekët ajo, 10 vite që ka qëndruar vetëm me vajzën?

Sabile: Sepse edhe Vilma punonte, Artan. Hynte me karrocë nëpër ashensorë dhe shkonte të punonte. Unë kam qenë atje kur Vilma punonte.

Akuzat personale

Artani: Moj ti je shkaktarja që Vilma u nda prej meje.

Eni Çobani: Pse është shkaktare, Sabi? Ti je martuar sërish sot, Artan, je martuar me një zonjë të tretë?

Artan: Po, me një zonjë shumë punëtore!

Eni Çobani: Apartamenti në Pogradec, a është e vërtetë që ka emrin e zonjës tënde të tretë?

Artan: Po, ia ka falur mamaja ime. Unë jam martuar prej 11 vitesh.

Eni Çobani: Po si ka mundësi që nuk i falet kësaj gruaje, që gjithë jetën i shërbeu vajzës sate? A nuk e meriton kjo grua?

Artani: Ajo u nda! Janë shumë të pabesa, sepse unë i kam ndihmuar.

Eni Çobani: Këtu është fjala për pasurinë. Kjo grua, megjithatë, gjatë këtyre viteve martese nuk mund të dalë pa asgjë!

Artani: Ato janë trashëgimi familjare. I kam me letra, që i ka blerë ime amë.

Vilma: Shtëpia në Pogradec u blý me paratë e pensionit të vajzës, që unë i merrja gjithmonë.

Artani: Ti nuk ke dhënë kontribut. Dëgjo dhe mos bëj viktimën aty. Keni parë “instagramin” e Vilmës. E linte vajzën vetëm dhe shkonte nëpër vende, bënte foto.

Vilma: Unë kisha asistentët socialë.

Artani: Unë nuk i kam bërë asnjëherë keq. Ajo, gjatë kohës që mbajti vajzën, 10 vjet, nuk ka punuar asnjëherë. Shkoje bridhje me prostitutat, nuk e kishe mendjen te puna aspak!

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha