Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Aktorja e njohur turke përfshihet në përleshje fizike

Aktorja e njohur turke përfshihet në përleshje fizike
Foto: topalbaniaradio.com

Aktorja turke Melisa Döngel është bërë kryefjalë e mediave rozë pasi në rrjetet sociale janë publikuar pamje të një përleshjeje fizike, ku ajo shfaqet në mes të rrugës duke u konfliktuar me një grua tjetër.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Arnavutköy. Në video, aktorja shihet duke u përleshur me gruan përballë saj, ndërsa personat e pranishëm ndërhyjnë vazhdimisht për t’i ndarë. Situata duket se ka dalë jashtë kontrollit, pasi të pranishmit kanë vështirësi për t’i qetësuar.

Reagimi i Melisës ka bërë që incidenti të diskutohet edhe më shumë. Kur gazetarët e pyetën më parë për lajmet rreth përleshjes, ajo nuk e mohoi drejtpërdrejt atë që kishte ndodhur, por u përgjigj në mënyrë të paqartë: “Mund të ketë ndodhur, mund edhe të mos ketë ndodhur.”

Pamjet e reja kanë rikthyer vëmendjen te incidenti dhe emri i saj po diskutohet gjerësisht në mediat turke. Melisa Döngel njihet për pjesëmarrjen në disa produksione televizive, ndër të cilat ka spikatur roli i Leyla-s në serialin “Kusursuz Kiracı”.

Burimi: www.topalbaniaradio.com

Të fundit Të gjitha