Shumë familje që jetojnë jashtë Kosovës përballen me një shqetësim të përditshëm: prindërit e tyre mbeten në vendlindje, shpesh pa dikë pranë që t’u sigurojë kujdesin e nevojshëm shëndetësor. Për t’iu përgjigjur kësaj nevoje, KosovaMed ofron shërbimin “Mjeku në Shtëpi”, përmes të cilit kujdesi profesional shëndetësor u shkon pacientëve drejtpërdrejt në shtëpitë e tyre.
Kujdes në ambientin familjar
Ky shërbim synon veçanërisht personat e moshuar dhe ata që kanë nevojë për përkujdesje të vazhdueshme. Në vend që pacientët të përballen me vështirësitë e udhëtimit drejt institucioneve shëndetësore, KosovaMed u mundëson marrjen e kujdesit në ambientin e tyre familjar, aty ku ndihen më të sigurt dhe më rehat.
KosovaMed thotë se kujdesi shëndetësor nuk është vetëm ofrim i një shërbimi, por edhe përkushtim, përgjegjësi dhe humanizëm ndaj secilit pacient.
“Çdo pacient ka rëndësi, çdo vizitë është përgjegjësi dhe çdo buzëqeshje është motivim”, thuhet në postimin e tyre.
Zonat e mbulimit dhe kontakti
Shërbimi “Mjeku në Shtëpi” ofrohet në Prishtinë dhe Fushë Kosovë.
Të interesuarit mund të kontaktojnë KosovaMed në numrat 043 718 000 dhe 043 719 000, ose të drejtohen në lokacionin e tyre në Rrugën C, Ndue Përlleshi, Prishtinë.
Burimi: insajderi.org









