Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhuroi gjak dje, me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së aktivistit të këtij subjekti politik, Astrit Dehari.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe një militante e kësaj partie, Xheneta Sadiku, e cila është pjesë e kabinetit të ministrit të Bujqësisë, Armend Muja.
Në postimin e saj të djeshëm, bashkë me një foto me Kurtin, ajo shkroi: “Inshallah na bie hise të kemi pak nga gjaku yt, o njeri i mirë, që kaq shumë i ke dhënë Republikës së Kosovës.”
Burimi: insajderi.org









