Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se gjatë bisedimeve me presidentin rus, Vladimir Putin, në Kinë javën e kaluar, i ka kërkuar atij të ndalojë çdo formë agresioni ushtarak ndaj Evropës, me synimin për të arritur shpejt një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Truth Social, Trump theksoi se beson se një marrëveshje mes dy vendeve është e mundur dhe mund të arrihet së shpejti.
Kërkesa për ndalimin e agresionit
Sipas presidentit amerikan, përfundimi i luftës do të ndalonte humbjen e mijëra jetëve njerëzore çdo muaj.
“Gjatë bisedimeve të mia në Kinë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, kalova shumë kohë duke diskutuar dëshirën time për ta parë presidentin Putin të ndalojë çdo agresion ushtarak kundër territoreve në të gjithë Evropën, me shpresën për të arritur shpejt një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës.
Besoj vërtet se kjo është shumë e mundur. Mijëra njerëz vriten çdo muaj, një gjakderdhje e vërtetë, dhe kjo do të ishte një arritje e madhe për të gjithë”, shkroi Trump.
Takimi me sekretarin e NATO-s
Trump informoi sekretarin e përgjithshëm të NATO-s
Presidenti amerikan bëri gjithashtu me dije se të mërkurën u takua në rezidencën e tij në Mar-a-Lago me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Sipas Trump, gjatë takimit u diskutuan disa çështje dhe ai e informoi kreun e Aleancës për bisedimet që kishte zhvilluar me presidentin rus në Kinë.
Deklaratat e Trump vijnë në një moment kur përpjekjet diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje mes Moskës dhe Kievit vazhdojnë të jenë në qendër të diskutimeve ndërkombëtare.
Burimi: euronews.al










