Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Spiropali reagon: Liria më çoi te ai, kam mbrojtur drejtësinë

Spiropali reagon: Liria më çoi te ai, kam mbrojtur drejtësinë
Foto: lajmifundit.al

Deputetja Elisa Spiropali i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë një podkasti tha se ajo tashmë “është e lirë në jetën e saj politike” dhe nuk ka pse ta ndjekë më as atë, as Partinë Socialiste.

Përgjigja e Spiropalit

Spiropali u shpreh gjatë një interviste me gazetarin Blendi Fevziu. Sipas saj, ishte pikërisht liria që e çoi te Rama.

Ajo tha se ka mbajtur baltë në fytyrë dhe ka bërë beteja politike për të mbrojtur Ramën, ndërkohë që kolegët e saj, sipas saj, “ndanin favore”.

Deklarata e saj

“Unë e lirë e kam ndjekur Ramën. Kam mbajtur baltë në fytyrë, isha për pesë vite ministre pa portofol. Kam bërë beteja të forta aty, edhe me Sali Berishën, ndërkohë që kolegët bënin punë të tjera dhe ndanin favore.

Unë kam mbrojtur kryeministrin, kam mbrojtur qeverinë, kam bërë detyrën time. Unë lirinë e kam përdorur dhe liria më ka çuar mua te Edi Rama”, deklaroi Spiropali në emisionin “Opinion”.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha