Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Rama: Shqipëria po ecën me hap të qartë drejt BE-së

Rama: Shqipëria po ecën me hap të qartë drejt BE-së
Foto: lajmifundit.al

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat në Dublin, në kuadër të pjesëmarrjes në Komunitetin Politik Europian, ku ka komentuar disa çështje të aktualitetit ndërkombëtar dhe zhvillimet në Shqipëri. I pyetur për luftën në Ukrainë, marrëdhëniet me Rusinë, integrimin europian të Shqipërisë dhe investimin e Jared Kushner në Sazan, Rama ka ndarë qëndrimet e tij, duke theksuar nevojën për diplomaci dhe dialog.

Qëndrimi për Ukrainën dhe Rusinë

“Është bërë një gabim i madh të fokusohemi vetëm te mbështetja ushtarake për Ukrainën, pa pasur një kanal komunikimi me Rusinë.” – u shpreh Rama.

Investimi në Sazan

I pyetur për investimin e Jared Kushner në ishullin e Sazanit, kryeministri mohoi se ekziston një marrëveshje e përfunduar.

“Nuk ka ishull të shitur. Jemi në tre vite negociata dhe bisedime, kështu që Republika e Shqipërisë është duke parë të gjitha praktikat në atë investim.”

Integrimi europian dhe roli i Shqipërisë

Rama theksoi se Shqipëria mbetet e orientuar drejt Bashkimit Europian, duke nënvizuar se vendimet për të ardhmen e vendit u takojnë qytetarëve shqiptarë. Ai foli gjithashtu për rolin e Shqipërisë në organizimin e samiteve të ardhshme europiane.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha