Një grup protestuesish janë grumbulluar këtë të mërkurë para Kryeministrisë. Në rrjetet sociale ishte lajmëruar si një protestë kombëtare, por në orën 14:00 përpara ministrisë së Arsimit u mblodhën një numër i pakët njerëzish.
Pasi qëndruan për rreth dy orë para këtij institucioni, protestuesit u zhvendosen te Kryeministria, ku vazhduan thirrjet për largimin e kryeministrit Rama.
Ndërkohë, nga ana tjetër, uniformat blu kanë nisur dhënien e gjobave prej pesë mijë lekësh të rinj për bllokimin e rrugës te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.
Organizimi i protestës ka qenë kaotik. Një grup studentësh kishte njoftuar mbajtjen e protestave kombëtare vetëm të mërkurën dhe të shtunën në orën 14:00, por grupime të tjera, në numër shumë të vogël, janë paraqitur përpara Kryeministrisë çdo ditë.
_Lajm në përditësim…_
Policia nis gjobitjet e protestuesve para Kryeministrisë
Policia e Tiranës ka nisur gjobitjet në lidhje me protestën para Kryeministrisë.
Në një nga gjobat që Report Tv sjell shihet se një protestues është gjobitur me 5 mijë lekë të rinj për bllokim rruge.
Burimi: shqiptarja.com










