Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Protestat, Hasimja: Opozita nuk garanton stabilitet, mban Ramën në pushtet

Protestat, Hasimja: Opozita nuk garanton stabilitet, mban Ramën në pushtet
Foto: kohajone.com

Politologu Ermal Hasimja deklaroi se mungesa e një opozite të bashkuar dhe me një alternativë të qëndrueshme ka ndikuar që ndërkombëtarët të mos jenë më të vendosur në raport me vijimësinë e qeverisjes së Edi Ramës.

Qëndrimi i ndërkombëtarëve

“Një nga arsyet pse ndërkombëtarët nuk kanë qenë më agresivë dhe më të vendosur në raport me vijimësinë e qëndrimit të Ramës në pushtet është pikërisht sepse nuk gjejnë një garanci tjetër stabiliteti në anën e opozitës”, u shpreh në A2CNN.

Nevoja për një bllok opozitar

Sipas tij, krijimi i një blloku solid opozitar do ta ndryshonte situatën, ndërsa theksoi se forcat kundër qeverisë duhet të bashkëpunojnë dhe të dakordësohen për një qëllim të përbashkët.

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha