Tensionet janë rikthyer në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë kanë rifilluar.
Përplasjet në bulevard
Një grup protestuesish hodhi gurë drejt autobotëve të policisë, të vendosur përballë tyre. Si përgjigje, efektivët e policisë përdorën gaz lotsjellës, me qëllim shpërndarjen e turmës dhe zmbrapsjen e protestuesve.
Situata aktuale
Situata në bulevard mbetet e tensionuar, ndërsa forcat e rendit po përpiqen ta vendosin nën kontroll.
Burimi: kohajone.com










