Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Protesta e 29 nëntorit lë 10 të lënduar, mes tyre dy policë

Protesta e 29 nëntorit lë 10 të lënduar, mes tyre dy policë
Foto: euronews.al

Bilanci i të lënduarve në protestën e 29 nëntorit deri në orën 15:00 është 10 persona, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT).

Spitali i Traumës

Sipas njoftimit të Spitalit të Traumës, në urgjencë janë paraqitur 6 persona të lënduar: 2 efektivë policie, 1 deputet, 2 protestues dhe 1 kalimtar. Tre prej tyre janë larguar me rekomandimin e mjekut, ndërsa të tjerët vijojnë të marrin trajtim. Të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

QSUT

Ndërkohë, në QSUT janë paraqitur 4 protestues, të cilët kanë kryer lavazh. Mes tyre është edhe një gazetar. Një prej tyre është larguar, ndërsa 3 të tjerë vijojnë të marrin trajtim mjekësor.

Përplasje mes protestuesve dhe policisë në bulevard, deputeti i PD-së qëllohet me plumb gome (VIDEO)

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha