Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, e cilësoi si një atentat mafioz plumbin e gomës që mori deputeti Kliti Hoti, duke e goditur nga pas.
“Uroj shërim të shpejtë. Sot kemi të bëjmë me një atentat mafioz dhe nga pas. Policia është një skuadër pushkatimi për ata që dalin kundër regjimit të Ramës. Rama kërkoi të përgjakte edhe më 29 nëntor, është i etur për gjak. Ky atentat politik meriton përgjigjen më të ashpër të shqiptarëve të lirë”, tha Blushi.
Ndërkohë, deputetja e PD, Erisa Xhixho, tha se ministri i Brendshëm, Ervin Demo, duhet të japë dorëheqjen pas këtij episodi.
“Demo bën mirë të japë dorëheqjen dhe mos t’i fshihet pas pezullimeve. Këta polic nuk e meritojnë atë uniformë. Hedhja e gazit lotsjellës me dron është një vepër penale, është helmim ndaj qytetarëve, duhet të mbahet përgjegjësi. Fundi i tyre do të jetë shumë i keq”, tha Xhixho.
Burimi: shqiptarja.com










