Gjykata e Lartë ka rrëzuar sërish kërkesën e Jamarbër dhe Argita Malltezit për heqjen e sekuestros nga 25 pasuri, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme, i konfirmuar edhe nga Apeli i Posaçëm.
Pasuritë janë vënë nën sekuestro në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”. Ato përfshijnë disa llogari bankare me vlera të ndryshme monetare, apartamente si dhe përqindje kuotash në disa kompani.
Malltezi po gjykohet për veprat penale “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash” në dosjen e njohur si “Partizani”.
Burimi: tirananews.al










