Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Berisha: Jemi afër një fitoreje të vërtetë për të gjithë shqiptarët

Berisha: Jemi afër një fitoreje të vërtetë për të gjithë shqiptarët
Foto: ata.gov.al

TIRANË, 24 nëntor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se opozita ndodhet në një moment shpresëdhënës.

Protestat e qershorit dhe revolta studentore

Gjatë fjalës së tij në një takim me demokratët në Durrës, Berisha kujtoi protestat e zhvilluara në fillim të qershorit në Tiranë, të cilat i cilësoi si një nga lëvizjet më të mëdha popullore të shqiptarëve.

“Me dhjetëra dhe qindra mijëra mbushën rrugët, sheshet e Tiranës pa dallime partiake, socialistë, demokratë, të paparti, punonjës”, u shpreh Berisha.

“Pas saj, erdhi revolta studentore. Nuk ka parë Tirana vajza dhe djem më trima se ata”, deklaroi Berisha.

Duke iu referuar protestave studentore, ai përsëriti: “Fjalën e fundit e ka sovrani. Bëj sa të duash mbledhje prapa shpine dhe çdo gjë, por e garantoj se sovrani do t’i thotë atij atë që meriton”, u shpreh ai.

Thirrje për bashkim kundër qeverisë

Berisha e cilësoi situatën politike si një krizë të thellë, por me perspektivë për opozitën. “Jemi në agun e një fitoreje të vërtetë mbarëshqiptare. Edi Rama i ka kohërat e numëruara”, deklaroi kreu i PD-së.

Ai e cilësoi qeverisjen aktuale si “regjimin më të diskredituar në Evropë dhe në botë”, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen opozitës.

“Sot, e vërteta më tragjike është se Edi Rama dhe regjimi i tij përbën një rrezik ekzistencial për Durrësin, Tiranën, Shqipërinë dhe shqiptarët në Shqipëri”, tha Berisha.

/gj.m/a.f/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha