Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Atentati në Fier: Havari flet për grupet mafioze dhe hakmarrjen

Atentati në Fier: Havari flet për grupet mafioze dhe hakmarrjen
Foto: shqiptarja.com

Grupet mafioze nuk harrojnë, dhe hakmarrja mbetet. Kështu tha Mit’hat Havari, ish-drejtues i policisë, i ftuar në “Studio Live”, pas ekzekutimit të “Sel Çamit” në Fier. Sipas Havarit, ky është një rast hakmarrjeje për shkak të rivaliteteve të vjetra.

“Këto janë ngjarje të vjetra, grupet mafioze nuk harrojnë, edhe hakmarrja mbetet. Fle gjumë për ca kohë, pastaj një ditë zgjohet dhe ndodh ajo që ndodhi sot. Kështu që është hakmarrje e pastër për shkak të rivaliteteve dhe vrasjeve të ndërsjella që kanë bërë mes njëri-tjetrit, dhe nuk është ndonjë çudi e madhe.

Këto ndodhin kudo, por ka shtete solide, të forta, që kanë struktura solide dhe korrekte dhe e kontrollojnë mirë territorin e tyre. Unë mendoj se situata sot në Shqipëri është serioze”, tha Mit’hat Havari.

Protestat dhe opozita

Në lidhje me protestat në vend dhe ndërhyrjen e opozitës, Havari theksoi se ajo nuk është tjetër veçse një pengesë për ata që protestojnë.

“Sot ajo nuk është më opozitë. Ai është kthyer në një patericë mbështetjeje për diktatorin e fuqisë. Prania e saj në protestën e 28 nëntorit nuk është gjë tjetër veç një pengesë e madhe për realizimin e kauzës dhe të ëndrrave të mëdha të rinisë studentore dhe të rinisë shqiptare. Neve shqiptarëve na sundojnë ende bolshevikët, dhe këta janë bolshevikë, që janë totalisht në formim në gjithë qenien e tyre si njerëz. 83-vjeçari, ju e kuptoni, bën vetëm se ka hallin e vet personal dhe të familjes së tij, që ka ngatërruar me probleme që ndiqen nga drejtësia, nga SPAK-u, nga struktura e posaçme antikorrupsion”, tha ai.

Situata politike dhe Sali Berisha

Havari komentoi edhe situatën politike, duke e cilësuar kreun e PD-së një “ujk të vjetër”.

“Unë nuk aspiroj për asgjë, për pushtet. E kam parë karrierën time me ulje-ngritje. Kam patur edhe vrasje, si të thuash kulminante. Kam patur edhe goditje nga bandat kriminale. Nga këta, njerëzit e ndershëm nuk i kanë dashur kurrë. Nuk kanë dashur kurrë njerëzit e punës, i kanë pasur pengesë. Unë e kam thënë dhe në një studio, por duhet përsëritur, gjërat në kohë të vështira të papunësisë nga bandat, nga Sali Berisha, një ujk i vjetër që ka goditur rëndë demokracinë, që ka akuzuar botën e qytetëruar”, tha Havari.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha