Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Balla takon punonjësit e pastrimit: Paga dhe kushtet e punës në qendër

Balla takon punonjësit e pastrimit: Paga dhe kushtet e punës në qendër
Foto: ata.gov.al

TIRANË, 12 nëntor /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të punonjësve të sektorit të pastrimit publik nga disa qytete të vendit.

Në qendër të bisedimeve kanë qenë pagat, kushtet e punës dhe mbështetja për këtë kategori punonjësish.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla njoftoi se gjatë takimit u diskutua nevoja për garantimin e një trajtimi të drejtë për punonjësit që çdo ditë kujdesen për pastërtinë e qyteteve.

Ai theksoi se kjo kategori meriton një pagë dinjitoze dhe kushte pune të sigurta, duke vlerësuar kontributin e tyre të përditshëm në shërbim të komunitetit.

/gj.m/a.f/r.e/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha