Një nga hitet e dikurshme të muzikës shqiptare është rikthyer sërish në vëmendje, por këtë herë për një arsye mjaft interesante.
Dy këngëtarë kanë vendosur ta risjellin të njëjtën këngë, në një interval shumë të shkurtër kohor.
Versioni i Yll Limanit
Bëhet fjalë për hitin e njohur “Akoma të du” të Bertan Asllanit, të cilin Yll Limani e ka publikuar sonte në një version të ri.
Kjo këngë nuk është e panjohur për fansat e Yllit, pasi artisti e kishte interpretuar edhe gjatë koncertit të tij në Shkup, duke rikthyer nostalgjinë e një prej këngëve më të dashura të viteve të kaluara.
Versioni i Sharrit
Mirëpo, ajo që e bën edhe më interesante këtë publikim është fakti se vetëm tri ditë më parë, një tjetër këngëtar kishte sjellë versionin e tij të së njëjtës këngë.
Bëhet fjalë për Sharrin, banorin aktual të “Big Brother VIP Kosova 5”, i cili, ndonëse ndodhet i izoluar brenda shtëpisë, ka pasur një publikim të ri muzikor.
Versioni i tij i këngës “Akoma të du” është publikuar në YouTube nga personat që menaxhojnë aktivitetin e artistit gjatë qëndrimit të tij në reality show.
Kështu, brenda vetëm pak ditësh, publiku ka pasur mundësinë ta dëgjojë të njëjtin hit në dy interpretime të ndryshme, një nga Yll Limani dhe tjetrin nga Sharri.
Një situatë e rastësishme
Rastësia e publikimeve ka krijuar një situatë interesante, veçanërisht duke marrë parasysh se Sharri aktualisht nuk ka mundësi të ndjekë zhvillimet jashtë shtëpisë së BBVK-së.
Të dy artistët kanë zgjedhur t’i japin një frymë të re këngës së Bertan Asllanit, duke rikthyer edhe një herë në vëmendje një hit që vazhdon të pëlqehet pas shumë vitesh.
Por, cili prej dy versioneve do të fitojë më shumë simpatinë e publikut? /Prive By LS
Burimi: privebruto.com










