Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Fuego dhe Nichi përballen drejtpërdrejt për nominimin

Fuego dhe Nichi përballen drejtpërdrejt për nominimin
Foto: indeksonline.net

Tensionet mes reperëve Fuego dhe Nichi në Big Brother VIP Kosova 5 po vazhdojnë, ndërsa të dy kanë shprehur gatishmërinë për t’u përballur drejtpërdrejt në nominim.

Fuego pranon përballjen

I pari ishte Fuego, i cili deklaroi se nuk e ka problem të dalë në nominim ballë për ballë me cilindo banor të shtëpisë.

“Jam i gatshëm në nominim ballë për ballë me secilin. Gjene një rregull me thy edhe hina n’nominim”, u shpreh Fuego.

Nichi kërkon të njëjtën përballje

Edhe Nichi u dëgjua duke shprehur të njëjtën dëshirë për nominim kokë më kokë me Fuegon, duke i bërë thirrje Vëllait të Madh që t’ua mundësojë një përballje të tillë.

“Këtë moment jam i gatshëm. Qitna, Vëllai i Madh, kokë më kokë”, dëgjohet duke thënë Nichi.

Për më shumë:

Burimi: indeksonline.net

Të fundit Të gjitha