Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Sinjalistikë e re në Kalanë e Prezës sipas standardit zyrtar

Sinjalistikë e re në Kalanë e Prezës sipas standardit zyrtar
Foto: kultplus.com

Në Kalanë e Prezës ka nisur puna për pajisjen me sinjalistikë të re turistike të siteve të trashëgimisë kulturore, përmes vendosjes së tabelave informuese dhe orientuese.

Qëllimi i projektit

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, tha se projekti synon të lehtësojë lëvizjen dhe orientimin e vizitorëve, si dhe të ofrojë më shumë informacion mbi historinë, vlerat dhe rëndësinë e monumenteve tona të kulturës. Sinjalistika do të realizohet në mënyrë të unifikuar, sipas një standardi zyrtar detyrues të miratuar nga KKTKM dhe MTKS.

Ministri Gonxhja bëri të ditur se projekti do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2027, duke përfshirë site të tjera të trashëgimisë kulturore.

Kalaja e Prezës

Kalaja e Prezës është monumenti kryesor historik i Bashkisë Tiranë dhe një nga fortifikimet më karakteristike të periudhës mesjetare në Shqipëri. E vendosur mbi një kodër, ajo paraqet elemente tipike të arkitekturës mbrojtëse dhe ofron pamje panoramike mbi fushën e Tiranës dhe zonat përreth.

Nga kulla dhe muret rrethuese të kalasë shtrihet një nga pamjet më tërheqëse të territorit, një panoramë që përfshin fushën e Tiranës, zonat kodrinore dhe vargmalet veriore. Ky vend është ndër më të vizituarit nga turistët, falë kombinimit të veçantë mes natyrës dhe historisë./KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha