Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Rutina e çuditshme e Jane Austen që lindi romanet e saj të pavdekshme

Rutina e çuditshme e Jane Austen që lindi romanet e saj të pavdekshme
Foto: kultplus.com

Shkrimtarja e njohur angleze Jane Austen, autore e kryeveprave si “Krenari dhe paragjykim”, “Arsye dhe ndjenjë” dhe “Ema”, kishte një rutinë të veçantë të përditshme, e cila e ndihmoi të krijonte disa nga veprat më të rëndësishme të letërsisë botërore.

Rutina e përditshme e shkrimtares

Austen e fillonte ditën herët, duke luajtur piano, ndërsa pas mëngjesit i kushtohej shkrimit. Ajo punonte në dhomën e ndenjjes, mes familjarëve dhe vizitorëve, pa pasur një hapësirë të veçantë për krijimtarinë e saj.

Madje, sipas kujtimeve të nipit të saj, shkrimtarja e kishte lënë qëllimisht derën të kërciste, në mënyrë që të dëgjonte kur dikush hynte dhe të kishte kohë të fshihte dorëshkrimet.

Krijimtaria në Chawton

Në vilën familjare në Chawton, Austen përfundoi dhe rishikoi disa nga romanet e saj më të njohura. Ajo gjente frymëzim edhe gjatë shëtitjeve në natyrë, ndërsa mbrëmjet i kalonte duke lexuar pjesë të veprave për familjarët dhe duke dëgjuar mendimet e tyre.

Jane Austen vdiq në vitin 1817, në moshën 41-vjeçare, duke lënë pas gjashtë romane që vazhdojnë të lexohen dhe të frymëzojnë breza të tërë. Pavarësisht suksesit të veprave të saj, emri i shkrimtares u bë gjerësisht i njohur vetëm pas vdekjess./KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha